Prej sot edhe qytetet me shumicë shqiptare do të kenë Kryeshefat shqiptar të policisë që do të kujdesen për sigurinë dhe rendin publik, kështu kumtoi zv.ministri Agim Nuhiu, i cili shpalosi emrat e qyteteve ku janë bërë emërimet, shkruan Gostivari Sot.
Bëhet fjalë për Tetovën, Gostivar; Kërçovë; Strugë; Dibër, Shkupin (pjesa e Karposhit) dhe për Shkupin (pjesa e Çairit/Butelit). Për në Gostivar, është caktuar Basri Veseli, njofton Gostivari Sot
“Angazhimi ynë mbetet respektimi absolut i kuadrit ligjor dhe institucional pa asnjë përjashtim”, shkruan Nuhiu.