Nuk bëhet askush kryetar i Dibrës duke shpifur doktor Agolli

Ajrie Daçi – Drejtore e IPKK “Breshia”

Marketing

(Përgjigje ndaj shpifjeve dhe akuzave të pabaza që z.Arben Agolli, kandidati për të dytën herë i Aleancës për Shqiptarët për zgjedhje lokale në Dibër, bëri në adresë time ( drejtori I Institucionit Parashkollor “Breshia”) në Emisionin debativ “Arti I Financës”- TV Klan- Maqedoni.)

Ndoshta të gjithë e kemi dëgjuar fjalën e urtë popullore dibrane: “ Pushteti të bën vezir ose të bën rezil”. Kjo fjalë zakonisht  ishte e ndëgjuar për ata që kanë ushtruar pushtet, por kurrë nuk ishte dëgjuar për ata që duan të marrin pushtet në një sistem demokratik . Mirëpo, kur etja për pushtet I kalon ndjenjat njerëzore dhe racionalitetin logjik, kjo është evidente edhe te ata që pretendojnë dhe janë të fiksuar për të marrë pushtetin.

Gjatë një debate televiziv në TV Klan Maqedoni, mes dy kandidatëve për krytar të Komunës së Dibrës, kandidati I Aleancës për Shqiptarët, me fiksimin e tij dhe etjen për t’u bërë një kryetar komune,  që në këto zgjedhje konkuron për të dytën herë dhe si humbës në zgjedhjet e kaluara lokale, hodhi akuza për korrupsion dhe keqpërdorim në adresën time.

Ai , me paturpësi, pa asnjë program dhe projekt parazgjedhor,  si në zgjedhjet e kaluar edhe tani, duke ofenduar kështu qytetarët dibranë dhe duke pretenduar në keqpërdorimin profesionit human të mjekut, mes akuzave të pabaza dhe shpifjeve të një pas njëshme, deklaroi se gjëja posedon një kontratë , sipas tij, korruptive, që unë si drejtore e Institucionit Parashkollor “Breshia” paskam bërë me ndonjë firmë private dhe se ndërtimi i çerdhes së re na qenka bërë vetëm për larje parash e jo për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët e dibranëve.

Akuza të këtilla të një njeriu dhe një force shpifsish, as që më lënë përshtypje dhe as që do të merrja mundin t’u përgjigjesha. Por falë ndërgjegjes sime dhe përgjegjshmërisë si udhëheqëse e një institucioni publike, kam për detyrë që llogaridhënien ta kryej vetëm para qytetarëve të qytetit tim.

Të nderuar qytetarë,

Përgjegjesia ime ndaj jush është e madhe dhe atë jam duke e treguar çdo ditë gjatë ushtrimit të detyrës sime. Nuk besoj që ju bini pre e shpifjeve që dikush bën në adresë timen në një periudhë parazgjedhore.

Akuza që kandidati i Aleancës për Shqiptarët bëri në adresën time, se gjëja paskam bërë ndonjë kontratë korruptive, u garantoj se është shpifje. Nuk e di se çfarë kontrate ai kishte në duart e tij, por unë u siguroj se gjatë veprimtarisë sime si drejtore, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë tjetër përveç kontratës që kam bërë me firmen nga Struga TDGTU BOKOP DOO-(egzekutues i punëve për ndërtimin të objektit të ri të çerdhes), duke respektuar të gjitha procedurat ligjore me përpikmëri dhe i gjithë dokumentacioni është publik në web faqen e Drejtorisë për Furnizime Publike e shpallur me numër 7/2017 . Për këtë unë jam në gjendje të jap llogari në çdo moment,  para çdo organi kompetent dhe jam në gjendje të  përballem edhe në një debat televiziv me kë mendon se unë kam bërë ndonjë shkelje të ligjit në veprimtarinë time.

Ndërsa akuza e turpshme se objekti i çerdhes bëheshka vetëm për larje parash, tregon edhe njëherë se kandidati i Aleancës,  lëre  që nuk ka idenë se çfarë detyrash dhe nevojash ka komuniteti ynë, por me arrogancë mundohet të baltos një vepër e cila është kryer me buxhetin vetanak, pa asnjë ndihmë nga askush ,  të institucionit Breshia dhe e gjithë kjo falë kursimit dhe ekonomizimit gjatë menaxhimit tonë.

Prandaj të nderuar bashkëqytetarë, për gjitha këto akuza dhe shpifje mu bënë mua , për të ruajtur integritetin tim moral dhe familjar, unë detyrohem që të ngre Padi Penale në adresë të kandidatit të Aleancës dhe të gjitha ato shpifje e të pavërteta që ai i bëri në emisioni debatin në TV Klan Maqedoni,  të zbardhen nga drejtësia.