Konkursi për kontrollorë në kompaninë e Navinagionit të Maqedonisë nuk do të anulohet, sigurojnë nga qeveria. Sipas tyre, kjo është procedurë tashmë e mbyllur.
Ditë më parë, sindikata e kontrollorëve të fluturimit, akuzoi drejtorët e M-NAV-it se dëshirojnë të prishin procedurat për shkollimin e tetë kontrollorëve në Danimarkë, për shkak se fëmijët e dy prej drejtorëve nuk i kanë kaluar testet filtruese për t’u shkolluar si kontrollues në fluturime. Të gjitha kontrollet bëhen nga ekspertë danezë.
“Aty nuk guxon të ketë asnjëfarë manipulim në cilëndo procedurë dhe pikërisht për këtë edhe dje qeveria por edhe kompania njoftoi se ka përfunduar procedura për punësim sipas rregullave të cilat i janë dhe pikërisht për këtë vlerësojmë se kjo çështje është mbyllur në mënyrën siç duhej sipas ligjeve në shtet dhe sipas rregullave ndërkombëtare”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit.