Avancimi i procesit mësimor dhe organizimi i mësimit, përforcimi i jodiskriminimit, ndalesa për veprim degradues për nxënësit dhe për të punësuarit në shkolla, vendosje e parimit të inkluzionit të plotë të nxënësve me aftë të kufizuara, parandalim të dhunës dhe paraqitje tjera devijante në shkolla, eliminimi i ndikimit politik… Këto janë pjesë e përmbajtjeve të Propozim-ligjit për arsim fillor që sot në Qeveri e prezantoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.
Ademi theksoi se ligji është krijuar me kujdes, me qasje të integruar gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të prekur, me qëllim të inkuadrimit të arritjes së sistemit më cilësor. Tërë ligji, theksoi, bazohet në parimet e jodiskriminimit sipas të gjitha bazave, parandalim të dhunës dhe paraqitje tjera devijante në shkolla, në procesin edukativ arsimor, qasje deri tek shërbimet, punësimet, punësim karrierë dhe ndërprerje , organizim të nxënësve…Propozim-ligji i ri është vendosur për debat publik në 20 ditët në vijim kur do të mund të dorëzohen mendime, vërejtje, sugjerime.
“Ligji i ri përmban dispozita të cilat do të thotë avancim të procesit mësimor dhe mënyrë të organizimit të mësimit, përforcim të vlerave themelore kushtetuese në procesin arsimor siç është jodiskriminimi, ndalesa për veprim degradues për nxënësit dhe për të punësuarit në shkolla, vendosje të parimit të tërë inkluzionit të nxënësve me aftësi të kufizuara përmes sistemit gjithëpërfshirës të mbështetjes duke i pasur parasysh nevojat individuale të nxënësve”, sqaroi ministri Ademi. Shtoi se planifikohet edhe profesionalizëm në udhëheqësinë e shkollave, eliminimi i çfarë do mundësive për ndikime politike, vendosje të sistemit të organizimit të nxënësve, avancim praktikantëve dhe ndryshim të mënyrës së dhënies së provimit për stazhies, matje të jashtme të arritjeve të nxënësve për përmirësimin e procesit edukativ arsimor gjegjësisht kontrolle ndërkombëtare dhe shtetërore.
Paralelisht, përgatitet ligj i ri për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët ekspertë në shkollat fillore dhe të mesme, me të cilin avancohen statusi dhe të drejtat e tyre, përmes krijimit të modelit për karrierë dhe zhvillim profesional.
Arritja e shkrim leximit, mësimi i gjuhëve tjera, matematika, shkencat natyrore dhe teknologjia, edukimi digjital, zhvillimi personal dhe social, kultura demokratike dhe civile, sipërmarrësia, shprehja artistike e kulturës dhe multikulturës, janë pjesë e risive në Propozim-ligjin e ri.
Vendimi i ri ligjor, theksoi Ademi, nuk parasheh ulje të numrit të ditëve të punës sepse gjendja e tanishme tregon se nxënësit tanë deri në moshën 14 vjeçare marrin mbi 900 orë më pak nga moshatarët e tyre në vendet tjera të OECD-së që është e barabartë me një vit e gjysmë arsim.
“Nuk ka ulje të numrit të orëve, por është paraparë se të shtunat nuk do të punohen sepse kjo deri më tani rezulton si joproduktive. Nëse duhet viti shkollor do të zgjasë pak më gjatë varet sa ditë nga mësimi janë humbur”, ka thënë ministri i Arsimit. Shtoi se prandaj do të punohet në këtë në mënyrë më cilësore që të organizohet koha e kaluar në shkollë, me përmbajtje dhe mundësi që nxënësit të përfshihen në numër sa më të madh të aktiviteteve praktike.
Për mësimdhënësit me ligj do të rregullohen ditët jo pune gjatë pushimit dimëror të nxënësve, informon Ademi, duke saktësuar se të paktën nga gjysma e kohëzgjatjes së pushimit dimëror të nxënësve janë pagur ditët jo pune për mësimdhënësit, por kjo nuk është pjesë e pushimeve të tyre vjetore.
Vendoset edhe kompetencë e re e Këshillit të mësimdhënësve dhe kjo është që të jepet mendim për sistemimin e orëve midis mësimdhënësve. Mbetet përcaktimi për uljen e numrit të nxënësve në paralelet nga minimum 24 deri më tani, ndërsa numri maksimal 34 nxënës, propozohet minimalisht 20, ndërsa maksimum 30.
“Paralele e kombinuar mund të ketë të paktën 10 nxënës. Risi është ajo me përjashtim që paralelja të mund të formohet me të paktën 15 nxënës vetëm për mësim me lëndët e përzgjedhura. Qëllimi është që të stimulohen shkollat dhe t’i nxitin nxënësit për lëndët nga interesi i tyre”, deklaroi mes tjerash Ademi.
Për nxënësit me aftësi të kufizuara janë parashikuar mbështetje të ndryshme arsimore dhe asistentë personel dhe teknologji. Në këtë drejtim është paraparë vendim ligjor i të a.q. paralele të veçanta në shkollat e rregullta dhe në shkollat e veçanta nga viti shkollor 2022/2023 më shumë të mos regjistrojnë nxënës me aftësi të kufizuara. Ata të cilët tani më mësojnë do të mund ta vazhdojnë mësimin, nëse ky është vendimi i tyre, i prindërve ose i kujdestarëve.
“Do të angazhohemi për procesin në inkuzion të plotë të nxënësve me aftësi të kufizuara në mësim të rregullt”, theksoi Ademi.
Për realizimin e të drejtës së arsimit të të gjithë fëmijëve vendoset mundësi në institucionet shëndetësore dhe kushtet vendore për fëmijë në mjekim shtëpiak dhe spitalor më gjatë se tre javë.
Cilësia e racioneve gjegjësisht ushqimi është paraparë ta konfirmojë Instituti për shëndet publik, ndërsa këshilli i prindërve do të mund të kërkojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese.
Mes risive është edhe përzgjedhja e drejtorëve në shkollat fillore. Përzgjedhja do të kryhet me propozim nga ana e këshillit të shkollës deri tek prefekti gjegjësisht ministri.
Risi është edhe arsimi fizik nga klasa e parë deri në klasën e pestë, në të cilën përfshihet e dhe mësimdhënësi për edukatë fizike dhe arsim shëndetësor./koha.mk