“Nuk do tolerojmë”,Kurti i përgjigjet Borrell:Dezinformim i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili tha se marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë po përshkallëzon tensionet me Serbin dhe një gjë e tillë nuk do të tolerohej.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se për marshimin e ushtarëve ka qenë i informuar KFOR-i, pasi është një rutinë e përvitshme. Kryeministri i Kosovës thotë se përhapja e pretendimeve të rreme rrit tensionet dhe ndihmojnë Serbinë.

Sa i takon arrestimeve të serbëve, Kurti thotë se bazuar në prova, personat e arrestuar janë vënë në pranga si përgjegjës për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR në Zveçan më 29 maj.

“Stërvitjet e sotme të Regjimentit të 3-të të FSK-së në Mitrovicën Jugore janë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Bazuar në prova të shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, policia arrestoi një person në Mitrovicën e veriut për sulmin ndaj ushtarëve të @NATO_KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik, nuk kam asnjë përfshirje në hetimet dhe arrestimet. Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, shkruan Kurti në Twitter.