Nuk dobësohesh nëse nuk ha mëngjesin

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, dhe shmangja e tij rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, sipas një studimi.

Ata që nuk hanë mëngjes janë 33% më të prirë  për t’u prekur nga diabeti i tipit 2,sipas një analize në 100.000 njerëz.

Marketing

Për dikë që e shmang mëngjesin 4 herë në javë, rreziku është 55% më shumë se ata që hane gjithmonë mëngjes.

Ekspertët besojnë se kjo ndodh sepse njerëzit që nuk hanë mëngjes, janë më të prirë që të hanë ushqime të shpejta gjatë ditës.

Kërkuesit  grumbulluan rezultatet e gjashtë studimeve të mëparshme për të zbuluar rëndësinë e dietës për diabetin, në këtë kërkim u studiuan 96.000 pjesëmarrës.

Liderja e studimit, Dr.Sabrina Schlesinger, e Qëndrës Diabetike Gjermane të Dusseldorf, tha se 30% e njerëzve në të gjithë botën nuk konsumojnë mëngjes.

Për ironi, ata që më së shumti nuk e hanë mëngjesin janë obezë, sepse ata mendojnë se mosngrënia e mëngjesit do të ulë nivelin e kalorive të marra gjatë ditës.

Marketing