“Nuk doja t’i tregoja njeriu”, “Sasa” rrëfen momentin kur kuptoi që i është rikthyer tumori

Deputetja e aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, ka bërë një rrëfim për jetën e saj personale.

Marketing

E ftuar në ‘Goca dhe gra’ ajo rrëfeu momentin prekës kur kishte kuptuar që i është rikthyer tumori, shkruan Indeksonline.

“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor”, tha ajo.

“Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër”.

Gjithashtu, Matoshi shtoi se ka pasur mbështetje të madhe nga ndjekësit të cilët i kanë dhënë forcë për të përballur sëmundjen./Indeksonline/