Një 19-vjeçar, Brandon Soules inskenoi rrëmbimin e tij, sepse nuk donte të shkonte në punë. Pasi ngjarja u zbardh, i riu u pushua nga fabrika ku punonte.
Ai u gjet i shtrirë anës rrugës më 10 shkurt në Coolidge, Arizona, me duart e lidhura dhe me një shami në gojë.
Ai i tha policisë se ishte rrëmbyer nga dy burra të maskuar.
Autoritetet thanë se 19-vjeçari kishte deklaruar se ishte goditur në kokë dhe ishte futur me dhunë në një makinë para shtëpisë së tij pas orës 7 të mëngjesit. Mirëpo, videot e siguruara para shtëpisë së tij nuk tregonin të njëjtën gjë.
Soules pretendonte se ai ishte rrëmbyer për shkak të një shume të madhe parash që babai i tij i kishte fshehur diku rreth qytetit.