Ballina Lajme Shqipëri “Nuk dorëzohemi, kemi shpirtin shqiptar”, Strakosha ka besim tek Shqipëria para Euro...

“Nuk dorëzohemi, kemi shpirtin shqiptar”, Strakosha ka besim tek Shqipëria para Euro 2024

Shqipëria fitoi “testin e fundit” para fillimit të Euro 2024, duke mposhtur me rezultat 3-1 Azerbajxhanin në Hungari.

Pas përfundimit të ndeshjes, portieri Thomas Strakosha u deklarua për media, duke thënë se Shqipëria nuk do të dorëzohet, pavarësisht se kualifikimi është i vështirë.

Marketing
“Jam mirë me shëndet, ndihem mirë. Të gjithë ndihemi mirë. U mbyll faza përgatitore, u duk pak lodhja, por fituam. Tani të përgatitemi për Italinë”.

“Euro 2024? I dimë mirë kualitetet e kundërshtarëve. Kam shumë besim tek ekipi. Të mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë bashkë. E dimë që do të jetë shumë e vështirë të kualifikohemi. Por kemi shpresë, dëshirë dhe shpirtin shqiptar. Nuk dorëzohemi kurrë”.

“E kam thënë gjithmonë, rëndësi ka Kombëtarja. Kushdo që do të luajë do të jetë gati. E vendos trajneri kush luan. Jam shumë i lumtur që do të luaj për herë të parë në një Evropian. Dallohet nga buzëqeshja ime. Rëndësi ka të jemi gati, pastaj vendos trajneri”, ka thënë Strakosha.

Shqipëria ndeshjen e parë në Euro 2024 do ta luajë më datë 15 qershor ndaj Italisë me fillim nga ora 21:00./

Marketing
Exit mobile version