Ballina Aktuale VLEN merr një nga institucionet që nuk është udhëhequr asnjëherë nga shqiptarët

VLEN merr një nga institucionet që nuk është udhëhequr asnjëherë nga shqiptarët

Bisedimet mes VLEN dhe VMRO për qeverinë e re janë drejt përfundimit.

Marketing

Grupet e punës kanë arritur të finalizojnë programin e përbashkët qeveritar dhe ndarjen e dikastereve me të cilat do të udhëheqin partnerët e koalicionit qeveritar.

Nga burime të afërta të koalicionit për INA, mësohet se përveç drejtorive tjera të rëndësishme si MEPSO, Rrugët e Maqedonisë, Posta, VLEN do të udhëheq edhe me një institucion në krye të sëcilit nuk ka qenë asnjëherë një shqiptar.

Bëhet fjalë për Drejtorinë e Intelegjencës Financiare do ti takojë koalicionit VLEN, me anë të së cilës do të luftojnë krimin financiar dhe korrupsionin.

Ditëve në vijim pritet të zbardhet e tërë marrëveshja mes VMRO dhe VLEN.(INA)

Exit mobile version