Izraeli iu bashkua listës për shkak të luftës tetë muajshe në Gaza, në të cilën më shumë se 13,000 fëmijë vlerësohet të jenë në mesin e 36,500 të vdekurve.

Lajmi vjen gjithashtu një ditë pasi Izraeli bombardoi një shkollë të OKB-së në Gazën qendrore, duke vrarë më shumë se 40 palestinezë, mes tyre 13 gra dhe fëmijë.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të të drejtave të njeriut, raporti përmend edhe Hamasin për vrasjen dhe rrëmbimin e fëmijëve në sulmin e 7 tetorit në Izrael, ku u vranë afro 1200 izraelitë.

Raporti është shkruar nga Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Fëmijët dhe Konfliktet e Armatosura, Virginia Gamba, dhe synon të parandalojë dhunën ndaj fëmijëve, raporton Guardian.