Nuk e respektuan masën “Çmim i garantuar”, mbyllen marketet Vero në Taftalixhe dhe Viva Fresh në Butel

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar se Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë ditës së sotme ka kryer kontrolle të shumta nëpër të gjithë supermarketet e vendit. Nga kontrollet e kryera në terren, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka evidentuar parregullsi në supermarketin Vero në Taftalixhe dhe në supermarketin Viva Fresh në Butel.

Marketing

Përkatësisht, këto dy subjekte nuk kanë respektuar masën e Qeverisë “Çmim i garantuar”, që ka hyrë në fuqi prej disa ditësh me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, dhe të njëjtët janë mbyllur nga Inspektorati deri në një vendim të dytë.

“NUK KA KOMPROMIS PËR PRAKTIKAT E PADREJTA TË TREGTISË! QYTETARËT NË REND TË PARË!”- shkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetet sociale.