Nuk është Romeo me Donaldin, zbulohet dyshja e re e Fiks Fare

Sezoni i ri në ekranin më të dashur të shqiptarëve nis plot surpriza.

Marketing

Moderimi i emisionin investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.

Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri “Portokalli”.

Ai u kthye në një prej aktorëve më të dashur të shqiptarëve me grupin “The SHBLSH”, ndërsa batutat e tyre nuk mungonin bisedave të tavolinave. Gjatë edicionit të tretë të Big Brother VIP, patëm mundësi të shihnim të gjithë dritëhijet e aktorit gjatë më shumë se 4 muajve. Juli arriti t’i shkonte deri në fund rrugëtimit të tij plot emocione, duke u renditur i dyti.

Krah Julian Dedës do të jetë Xhemi Shehu, e cila rikthehet 21 vitesh Fiks fare.

Moderatorja ka qenë një ndër velinat e para të ‘Fiks Fare’. Ajo e nisi karrierën e saj në televizionin më të madh shqiptar në vitin 2003, për të vazhduar më pas si moderatore në emisionin “E diell” dhe spektaklin e humorit “Portokalli”. Pas një pushimi disa vjeçar në televizion, ajo u rikthye në Portokalli në rolin e moderatores, ndërsa këtë sezon do ta shohim në një pozicion krejt tjetër nga sa jemi mësuar.

Çdo mbrëmje,Juli dhe Xhemi do t’ua bëjnë më të bukura mbrëmjet shqiptarëve, duke u servirur investigime, kronika denoncuese, apo edhe intervista humoristike nga çdo cep i Shqipërisë.

Programi më i ndjekur investigativ, i cili bazohet te denoncimet dhe korrupsioni i të gjitha hallkave të administratës, ka punuar gjatë këtyre javëve, duke zbuluar nga çdo skaj i Shqipërisë problematikat e shumta.

Marketing