Nuk fitoi asnjë mandat, Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i Lëvizjes për Ndryshim

Pas zyrtarizimit të rezultatit, Jozefina Topalli ka vendosur që të largohet nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim që krijoi pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Topalli falënderon stafin, kandidatët dhe ata që besuan, ndërsa thotë se shkruan Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje.
Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan.

Marketing

Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, shkruan Topalli.

Partia Lëvizja për Ndryshim nuk arriti të kalonte pragun në zgjedhjet parlamentare, duke marrë 7049 vota, ose 0.45% në rang vendi.

Topalli qëndroi në drejtimin e partisë që themeloi vetëm 6 muaj, nga nëntori deri në prill.

Largimi i saj mund të shihet edhe si një standard që duhet zbatuar nga të gjithë politikanët: kush humb zgjedhjet, largohet.