Nuk gabon Juventus, dimëron si kampion në Itali

Juventusi ka arritur që të fitojë në Stadio Olimpico të Romës duke fituar kështu tri pikë dhe shpallur kampion dimëror në Itali. Golat e Demiral dhe Ronaldo në pjesën e parë kanë mjaftuar që Juventus të kthehet në Torino më tri pikë të radhë në Serie A

Marketing

Juventusi nuk ka gabuar dhe ka arritur që të fitojë sonte në Romë me rezultat 1-2, në një ndeshje ku pati lojë të mirë nga të dyja ekipet.

Juventusi e nisi shumë mirë pjesën e parë dhe arriti të goli që në minutën e tretë, ku mbrojtësi Demiral u gjend tepër mirë në zonën e rreptësisë dhe shënoi për Juven pas krosimit të Pjanic.

Pas shtatë minutave për Juven u akordua edhe një penallti.
Cristiano Ronaldo do të shtohej në listën e realizatorëve për të shkuar në pushim të pjesës së parë me një epërsi komode.
Në pjesën e dytë Roma sulmonte me tërë fuqitë dhe kjo ju shpagua tek në minutën e 68 ku u shkaktua penallti të cilën në gol e shndërroi Diego Perroti.

Në minutat e mbetur Roma pati edhe disa tentime por shanset për golin e tretë i pati Juventusi.

Higuain pati një gol të anuluar kurse në minutat shtesë i njëjti u gjend ballë për ballë me portierin por dështoi për të shënuar.

Pas kësaj fitoreje, pas 19 xhirove prin Juventusi me 48 pikë, dy më shumë se Interi në vendin e dytë, kurse Roma kalon në vendin e pestë me pikë të barabarta me Atalantan që është në vendin e katër.

Marketing