Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se e-mail kërcënues në drejtim të deputetëve të BDI-së është shkruar nga vetë BDI, përcjell TV21. Mexhiti thotë se këto janë akrobacione politike të vetë BDI-së.
“Mendoj se vetë i shkruajnë, mandej i paraqesin në polici, nuk i ka kërcënuar askush ata deri sa kanë qenë në opozitë, tash nuk janë faktor që mund ta detyrojnë dikë për kërcënime. Duhet t’i përkushtohen vetvetes, duhet të reformohen , duhet të dalin me ide të reja dhe jo me këso akrobacione politike ku vetë nëpër e-mail kibernetikë pra ta kërcënojnë vetveten dhe ta paraqesin në polici, pra nuk i nguc kush, nuk janë faktor”, tha mes tjerash Mexhiti.
https://www.facebook.com/watch/?v=1539905679977962&t=0