Portugalia është kualifikuar për në çerekfinalet e kampionatit europian pas gjuajtjeve të penalltive.
Nuk ishte Kristiano Ronaldo, por Diogo Costa heroi i Portugalisë mbrëmjen e djeshme, i cili arriti të presë tre penallti radhazi.
Vetë Ronaldo, në gjuajtjen e tij nuk arriti të shënonte, ndërsa më pas ai u pa të shpërthente në lot. Fillimisht të gjithë menduan se arysja ishte humbja e penalltisë, por e vërteta është ndryshme.
Në videot që kanë qarkulluar së fundmi, shihet qartë që Ronaldo nis të qajë, në momentin që sheh nënën e tij në tribunë të përlotur. https://twitter.com/i/status/1807977747178049967 https://twitter.com/i/status/1807846210960871714