Nuk ishte vetëm Al Nassr, Ronaldon e kërkonte me ngulm edhe kjo skuadër

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht iu bashkua mbrëmë skuadrës së Al Nassr, tek e cila do të qëndrojë për dy vitet e ardhshme.
Marrëveshja është arritur për dy vite e gjysmë, ku paga e Ronaldos do të kap shifrën e 200 milionë eurove në vit, përcjell lajmi.net..

Marketing

Kjo është paga më e lartë në historinë e futbollit.

Ndërkaq, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur edhe emrin e skuadrës e cila e rivalizoi Al Nassrin për nënshkrimin e superyllit portugez.

Sporting Kansas City (SKC) tentoi në çdo mënyrë për ta bindur Ronaldon të nënshkruante me të. SKC kishte mbajtur një takim para intervistës bombastike me Piers Morgan, dhe një takim pas intervistës me bisedime serioze për idenë e Ronaldos për të luajtur në Kansas City.

Paga ishte tejet e lartë, por që Ronaldo vendosi në fund për Al-Nassr.

Marketing