“Nuk ishte vit i lehtë”,Haradinaj flet për dorëheqjen, mesazhi për fundvit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një videoje ka uruar qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, me rastin e Vitit të Ri.

Marketing

Në urimin e tij, Haradinaj ka thënë se viti 2019 ka qenë një vit jo i lehtë, për të gjithë, përfshirë edhe vetë Haradinajn.

“Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë, ramë në ato sfida që na testuan. Edhe dorëheqja, edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë, test për ne – por e kaluam me sukses. Sot mund të themi se kemi pavarësi energjetike, sot mund të themi se Trepça e resurset janë të Kosovës. Sot mund të themi se jemi më të fortë në siguri, rend dhe ligj. Sot mund të jemi me plot punë të kryera në Kosovë. Qytetari ynë, i punësuari por pse jo edhe sipërmarrësi ndjehet më me vetëbesim. Ju uroj nga zemra një vit të suksesshëm, pra vitin 2020 të jetë viti më i suksesshëm për këdo prej nesh”, thotë ai.

Gëzuar 2020RH

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 31 décembre 2019