Këngëtari i njohur kërçovar Duli së fundi ka performuar në një ndejë para shqiptarëve në Chicago.
E derisa ai njihet për atmosferën të cilën e krijon në dasma, është shpërblyer, shkruan lajmi.net.
Ai u “mbulua” me dollarë që ishin hedhur drejt tij nga publiku shqiptar.
Kjo vërehet nga një fotografi e publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.
“Mbrëmë në Chicago, pas një ndeje të shqiptarëve ku kishte kënduar këngëtari Duli! Ps. $ jane origjinal! Një mesditë të këndshme miq!”, shkruhej në postimin.
Ndryshe Duli dhe shumica e këngëtarëve të muzikës ‘tallava’ kanë të ardhura mjaftë të mira nga dasmat të cilat zhvillohen gjatë vitit.