Nuk iu mjafton rritja e çmimeve, restauranti në Shqipëri faturon edhe “shtrimin e tavolinës”

Faturat me çmime marramendëse në restaurantet në plazhet e Shqipërisë po vazhdojnë të jenë lajme të përditshme.

Marketing

Përveç kësaj, në këto fatura klientët detyrohen të paguajnë edhe për shërbime që janë obligative për kamerierët dhe pronarët.

Një e tillë vjen sërish nga Shqipëria, vendi më i preferuar i kosovarëve për të kaluar pushimet.

“JOQ Albania” ka publikuar një fotografi ku shihet se si në një restaurant është faturuar edhe shtrimi i tavolinës.

Të njëjtit shërbim i është përcaktuar vlera 50 lekë, herë katër persona në tavolinë, 200 lekë gjithësej.