Nuk pranoj anulimin e regjistrimit në vitin 2021,tha Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për takimet e paralajmëruara me opozitën këtë javë për të diskutuar mbi Ligjin e Regjistrimit.
Ai theksoi se në vendin tonë, si në çdo vend tjetër, standardet e EUROSTAT-it do të zbatohen.
“Familja që hyn në regjistrim është çdo familje e cila jeton këtu ose është shpërngulur prej vendit jo më gjatë se një vit. Secili që është jashtë më shumë se një vit, regjistrohet por nuk hyn tek familjet, ndërsa do të regjistrohet si disaporë, si familje apo qytetar i cilin jeton jashtë vendit”, sqaroi Zaev.
Ai shtoi se në dy vitet e fundit i merr të dhënat nga MPB-ja dhe dihet në çdo moment se kush qytetar është më shumë se dy vite jashtë vendit.
“Gjërat janë të qarta, vetëm duhet që të ulemi dhe t’i jepet dritë jeshile sepse para regjistrimi si pilot projekt kaloi me sukses. Tani presim që vetë ligji të kalojë në Kuvend që të mund të sigurohen kompjuterat. Regjistrimi në terren do të jetë nga 12 prilli deri më 30 prill të vitit vijues, deklaroi kryeministri Zaev.
Ai theksoi se nga ajo që ka informacion nga drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, nuk ka vërejtje thelbësore nga opozita.
“Patjetër që do të ketë regjistrim vitin e ardhshëm. Nëse mbahej regjistrimi në vitin 2011 mundet edhe të kishte bazë që regjistrimi të anulohej për vitin 2021, por nuk u mbajt. Nuk ka anulime të regjistrimit”, tha Zaev.