Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt e finales Chelsea – Liverpool.
Dy klubet e mëdha angleze kanë zhvilluar ndeshje të shpejtë me aksione të shumta, por që u mungoi konkretizimi, shkruan lajmi.net.
Christian Pulisic kishte një rast të mirë në fillimin e ndeshjes, por që dështoi të shënoi nga afërsia.
Liverpool rrezikoi dy herë përmes Naby Keita dhe Sadio Mane, por Mendy ishte mahnitës duke ndalur dy gjuajtje të njëpasnjëshme, përfshirë të senegalezit që ishte shumë afër.
Në fundin e pjesës së parë, Mason Mount kishte mundësinë e artë nga afërsia, por që nuk e dërgoi topin në rrjetë.
Anglezi kishte edhe dy raste të tjera në fillimin e pjesës së dytë, por prapëseprapë nuk ia arriti të shënoi.
Liverpool gjeti golin përmes Joel Matip që shënoi me kokë pas një asistimi të Sadio Mane, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, doli që ishte pozitë jashtë loje.
Në minutën e fundit, Romelu Lukaku rrezikoi portën e “Reds”, por që Kellehrer ishte i vëmendshëm dhe nuk lejoi që ta humbin trofeun në fund.
Kësisoj, asnjëra skuadër nuk i finalizoi aksionet dhe mbetet të shihet nëse do këtë fitues në vazhdime, apo penalltitë do vulosin se cila skuadër do e fitojë trofeun e “Carabao Cup”.