Juventusi dhe Napoli kanë mbyllur duelin e xhiros së 20-të pa fitues, duke ndarë pikët.
Juventusi dhe Napoli kanë barazuar me rezultat 1-1.
afirët zhbllokuan të parët sfidën me një gol të Dries Mertens në minutën e 23-të, gol me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Juventusi u kthye shpejtë me anë të Federico Chiesas i cili barazoi shifrat në minutën e 54-të të ndeshjes.
Goli i Chiesas – VIDEO
Pas golit të barazimit, përkundër tentimeve nga të dyja skuadrat, rrjetën mbetën të praprekura me rezultatin final 1-1.
Ky barazim i shkon përshtati më së shumti dy skuadrave nga qyteti i Milanos, të cilat shkëputen në pesë dhe gjashtë pikë nga vendi i tretë.
Napoli mbetet në pozitën e tretë me 40 pikë të mbledhura, gjersa Juventusi qëndron në pozitën e pestë aktualisht me 35 pikë të mbledhura.