Finalja e FA Cup ndërmjet Chelsea dhe Liverpool është mbyllur në barazim në kohën e rregullt.
Në minutën e 33-të Salah lë fushën e lojës i dëmtuar ku gjithashtu ka ngjallur frikë në radhët e Liverpoolit, pasi për dy javë luhet edhe finalja e Champions League ndaj Real Madrid.
Loja ka qënë intensive por e kujdesshme nga të dyja ekipet.
Tashmë ekipi i Tuchel dhe i Klopp do të përballen edhe për 30 minuta të tjera, nëse ky rezultat vazhdon kështu, atëherë do të vendosin penalltitë.