Është mbyllur pa gola derbi i kryqytetit, ku Tirana dhe Partizani janë ndarë me rezultatin 0-0 në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja është shoqëruar me entuziasmin e tifozëve nga të dy skuadrat, duke bërë madje, që për shkak të fishekzjarreve të ndërpritetet herë pas here. Në mbyllje, trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti, e ka konsideruar të pafalshme humbjen e rastit nga Zhunior, në një moment kur porta ishte bosh.
“Normalisht ashtu siç u interpretua, në pjesën e parë ishin ata më dominues për shkak se skuadra nuk u vendos siç duhet. Në pjesën e dytë ishim më dominant. I tillë është futbolli. Është e pafalshme të humbësh ato raste si rasti i Zhuniorit. Falënderoj çunat dhe tifozët për atë që dhanë sot. Derbi është derbi dhe duhet të shohim përpara”, tha ai.