Nuk ka fitues në ndeshjen Manchester United – Leicester City

Përfundoi pa fitues ndeshja e xhiros së 30-të në Premier Ligë, në mes Manchester United dhe Leicester City.

Marketing

Manchester United dhe Leicester City janë ndarë baras 1:1 në ‘Old Trafford’.

‘Djajtë e Kuq’ vazhdojnë të bëjnë hapa fals në ‘luftë’ për një vend në garat evropiane.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar nga të dy ekipet dhe përfundoi pa gola.

Në minutën e 63` Iheanacho shënoi, për t`ia dhuruar epërsinë Leicester, transmeton lajmi.net.

Fred në minutën e 66` të ndeshjes shënoi, për të barazuar ndeshjen.

Leicester në minutën e 80` shënoi me Maddison, por me rishikimin e VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas këtij barazimi Manchester United qëndron në vendin e gjashtë me 51 pikë, ndërsa Leicester në vendin e nëntë me 37 gjithsej.