19/11/2024
Ballina Aktuale Nuk ka hapje të negociatave, Kovaçevski në Bruksel: Kjo që po ndodh...

Nuk ka hapje të negociatave, Kovaçevski në Bruksel: Kjo që po ndodh paraqet problem serioz

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, ka mbajtur konferencë të përbashkët me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin.

Marketing

Ai tha se BE edhe në këtë samit nuk mori vendim që të hap negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kovaçevski i shpreh i dëshpëruar nga vendimi i Bullgarisë për mos heqjen e vetos, ndërsa theksoi se “një vend i vetëm e ka bllokuar të gjithë BE-në”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Jemi vend kanidat për anëtarësim në BE tashmë sa vite, ndërsa ajo që ndodh tani është goditje e vërtetë mbi besueshmërinë e BE-së. Nuk mund të lejojmë që një vend të bllokojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE. Nuk mund të lejojmë që çështjet bilaterale të bëhen multilaterale. Bullgaria vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të mos e heq veton, gjë që nuk i ndihmon askuj. Deri tani kemi bërë shumë, kemi punuar në shumë reforma. Është koha që BE të mbajë fjalën e saj”.

“Falënderoj presidentin Macron për angazhimin e tij dhe konfirmoj se çfarë do poropozimi të ketë, duhet të garantojë identitetin tonë maqedonas. Nëse gjatë kryesimit francez arrihet pajtueshmëri për kërkesat tona, jemi të gatshëm të negociojmë. Ne në plan të parë kemi interesat kombëtare dhe shtetërore. Nuk mund askush të na imponojë zgjidhje”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ai gjithashtu foli edhe për iniciativën “Ballkani i Hapur”, ndërsa theksoi se kjo nismë nuk është zëvendësim për BE-në, por për evropianizimin e tre vendeve.