Mesa duket, karantina për Taynën ka mbaruar. Ajo ka vendosur të largohet nga Kosova drejt Zvicrë dhe këtë e ka bërë vetë të ditur përmes disa postimeve në “Instastory”.
Menaxheri i saj Rinor Hykolli ka postuar një nga videot e Taynës dhe e pyet a ka koronavirus për të.
“Ncncnc a ka kufij more, a ka koronë për ty?”, e pyet ai.
“Për dikë po, për dikë jo”, i shkruan Tayna.
Në një postim tjetër reperja tregon se është në shoqërinë e një mikeshe dhe ka vendosur maskë.