Qeveria nuk ka në plan amnisti të re dhe nuk do të merret me opozitën për të zgjeruar fushën e amnistisë për personat që kanë kryer vepra penale, duke e ndryshuar kështu Kodin Penal, kanë reraguar nga qeveria duke mohuar zërat se përkundër një ligji mbi amnistinë që u miratua javën e kaluar, qeveria planifikon edhe amnisti të re.
Qeveria nuk propozon ndonjë ndryshim në nenin 353 të Kodit Penal dhe nuk presin ndonjë ndryshim që mund të ndodhë në Parlament.
Kuvendi me shumicë votash ka miratuar nevojën për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal për procedurë të shkurtër, përkrahësit e të cilit janë Artan Grubi, Snezana Kaleska Vançeva, Sonja Mirakovska, Lidija Tasevska dhe Vesel Memedi.