“Nuk ka mundësi për armëpushim”/ Netanyahu: Kjo është një kohë për luftë

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyaho gjatë një konference për mediat deklaroi se nuk ka mundësi për një armëpushim në Gaza.

Marketing

“Kjo është një pikë kthese për liderët dhe kombet. Është koha që të gjithë ne të vendosim nëse jemi të gatshëm të luftojmë për një të ardhme shprese dhe premtimi apo t’i dorëzohemi tiranisë dhe terrorit. Të jeni të sigurt, Izraeli do të luftojë”, u shpreh ai, teksa i quajti militantët e Hamasit “barbarë” të cilët po kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka.

“Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive… thirrjet për një armëpushim janë thirrje për Izraelin që t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit, t’i dorëzohet barbarizmit. Kjo nuk do të ndodhë. Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë. Kjo është një kohë për luftë”, shtoi më tej ai.

Sipas tij është e nevojshme të bëhet një dallim midis “vrasjes së të pafajshmit dhe viktimave të paqëllimshme që shoqërojnë çdo luftë legjitime”.

“Hamasi do të përdorë mburoja njerëzore dhe do të fshihet në bodrumet e spitaleve. Grupi po parandalon civilët të largohen nga zonat që Izraeli ka udhëzuar të evakuohen”, tha lideri izraelit.

Duke iu kthyer armëpushimit, ai thotë se Izraeli nuk do të pajtohet me një të tillë, ashtu siç nuk do të bënte SHBA pas Pearl Harbor-it ose 11 shtatorit.