Nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të futbollit që një grua të paraqitet për një skuadër të burrave.
Por, si duket viti 2020 është i ndryshimeve të mëdha. Një futbolliste japoneze, e cila ishte edhe kampion e botës me Japoninë me grupin e vajzave, do të transferohet te klubi i meshkujve, Hayabusa Eleven.
Yuki Nagasato do të bëhet futbollistja e parë që firmos një kontratë me një klub ku luajnë vetëm burrat.
Ajo do të kalojë te klubi japonez, Hayabusa Eleven si formë huazimi.