Nuk ka ngrënë kurrë ushqim në jetën e tij, 5 vjeçari alarmon mjekët dhe shkencëtarët

Kur Todd dhe Carrie Bramlee, një çift prindërish të rinj nga Ohio, u bënë prindër për herë të parë në 2014-n kishin shumë ëndrra për djalin e tyre Cohen që nga dhëmbi i parë, shëtitjet e para me biçikletë e deri tek pjatat e ushqyeshme që do t’i gatuanin të tyre. Por, për habi të të gjithëve, madje të vetë mjekëve, Cohen jo vetëm që nuk ka futur kurrë gjë në jetën e tij, por mendohet të vuajë nga një çrregullim gjenetik, emrin e të cilit as vetë nuk dinë.

Marketing

Ishte vetëm katër muajsh, kur Carrie vendosi që krahas qumështit formulë, të shtonte edhe frutat e perimet e para në regjimin e të birit. Mirëpo, do të përballej me një situatë të pazakontë: Cohen villte pa pushime dhe nuk çonte poshtë asgjë. Fillimisht mendoi se mos kishte refluks, por kjo gjë filloi të përsëritej gjatë gjithë vitit të parë të rritjes, derisa mjekët zbuluan se ai vuan nga një çrregullim gjenetik, i cili i pengon të ushqehet si gjithë fëmijët e tjerë. Nga ajo kohë e deri më sot, vogëlushi e merr ushqimin në mënyrë intravenoze (nëpërmjet venave).

Pesëvjeçarit i duhet të shkojë një herë në ditë në spital, çka e ka penguar edhe nga aktivitetet e tjera, për t’u ushqyer. Sipas mjekësve, Cohen ka herë pas here temperaturë të lartë dhe infeksion të gjakut ndaj mendojnë se kjo sëmundje pa emër lidhet ngushtë me sistemin imunitar.