E ardhmja e Paulo Dybala me shumë mundësi do të jetë larg Juventusit, pasi takimi për rinovimin e kontratës mes palëve që u zhvillua ditën e sotme nuk është arritur një marrëveshje mes tyre.
Pavel Nedved dhe bordi i Juventusit kanë pasur një takim me agjentin e argjentinasit, Jorge Antun. Sipas “Sky Sport Italia” raporton se takimi mes palëve ka përfunduar, me argjentinasin që nuk ka pranuar të zgjasë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.
Bardhezinjtë i kanë ofruar Dybalas 7 milionë euro në sezon, ndërkohë vetë argjentinasi kërkonte 8 milion euro plus 2 milion të tjera bonuse.
Në të tilla kushte, largimi i sulmuesit argjentinas nga Juventusi është i pashmangshëm gjatë merkatës së verës, ku “Zonja e Vjetër” do e humbë lojtarin e saj me parametra zero.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1505892040818966533?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1505892040818966533%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fnuk-ka-paqe-mes-dybala-dhe-juventusit-takimi-per-rinovimin-nuk-shkoi-sic-duhet%2F
https://twitter.com/Auba/status/1505700873783099397