Nuk ka paqe në Gaza, Netanyahu: Nuk do tërhiqemi, nuk do ketë marrëveshje

Paqja midis Izraelit dhe Hamasit ka pas gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt. Fakti është bërë i ditur nga vetë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një takimi me disa nga familjet e pengjeve.

Marketing

Benjamin Netanyahu tha se “nuk është i sigurt se do të ketë një marrëveshje”, citohet të ketë thënë Netanyahu.

Netanyahu kërkoi të përdorej presion ushtarak sesa me një marrëveshje me Hamasin, thekson “Times of Israel”. Një nga të afërmit që mori pjesë në takim, tha për mediat lokale se përshtypja e saj ishte se Netanyahu “nuk beson se do të ketë një marrëveshje”.

Të njëjtin qëndrim Netanyahu e pati edhe për korridorin tepër të rëndësishëm të Filadelfias në Gaza: “Ne nuk do të tërhiqemi në asnjë rrethanë nga aksi i Filadelfias, e kam informuar Blinkenin se do të vazhdojmë deri në shkatërrimin e Hamasit”.

Tërheqja nga korridori i Filadelfias, mes Gazës dhe Egjiptit, është një nga pikat kyçe të bisedimeve për marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve. Nga ana e tij, Hamasi ka bërë thirrje për tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza.

Ndërkohë, Izraeli ka vijuar me fushatën e tij të bombardimeve në Gaza. Të paktën 12 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shkollë ku strehohen palestinezët e zhvendosur, thanë autoritetet palestineze shëndetësore.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditën militantët e Hamasit që operonin një qendër komandimi dhe kontrolli të ngulitur në një kompleks shkollor të qytetit të Gazës.

Hamasi mohon akuzat izraelite se përdor shkolla dhe spitale për qëllime ushtarake. Sulmi vjen në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken vizitoi Egjiptin, duke bërë presion për një armëpushim në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Marketing