Konkursi për punësimin e 1117 punëtorëve shëndetësorë është anuluar, kumtoi sot Elena Petrova, zv.ministre shtesë e financave dhe sipas saj, me këtë është arritur deri te epilogu për konkursin për ata që janë ose kanë qenë të angazhuar me marrëveshje në vepër, shkruan TV21. Ajo informoi se për anulimin e këtij konkursi i kanë informuar përfaqësuesit e sindikatave Bobi Bojçevski, kooridnatorin nacional në Sindikatën e pavarur për punëtorë shëndetësorë, Goce Dellçev-Todev dhe Marjan Risteskin nga Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni.