Vetëm dhjetë minuta sot paradite është pritur në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje dhe hyrje në Maqedoni.
Njëzet minuta sot në mëngjes është pritur për dalje nga vendi, në fluksin më të madh të turistëve që, gjithashtu, konsiderohet normale kur duhet të kalohet kufiri dhe të bëhen formalitetet e obligueshme për kontroll të dokumenteve” thonë nga shërbimi kujdestar në VK “Bogorodicë”.
Ekipet kujdestare informojnë se gjendja është nën kontroll. Funksionojnë me tre deri katër korsi qarkullimi dhe se turma më të mëdha në “Bogorodicë” për sot nuk presin.
Gjendja është e ngjashme edhe në anën e kundërt, në vendkalimin kufitar “Evzoni”, ku pritet nga 15 minuta.