Nuk ka raste të reja pozitive të koronavirusit në vend, autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet

Rezultatet e tre personave të fundit, dy pardje dhe një dje, të cilët ishin testuar për koronavirus janë negative, por autoritete megjithatë apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet nëse kanë udhëtuar në rajone ku janë regjistruar raste të sëmundjes, si dhe të respektohet vendimi për anulimin e tubimeve publike.

Marketing

Filipçe dje informoi se negativ është rezultati te shoferi i cili drejtonte furgonin me të cilin transportohej pacientja te e cila është konfirmuar koronavirusi, e cila edhe më tutje do të qëndrojë në izolim shtëpiak deri në ditën e 14-të kur përfundon inkubacioni, ndërsa pastaj mjekët do të vendosin se a do të testohet përsëri. Negativ është testi edhe te personi i cili ishte paraqitur përmes Shtëpisë së Shëndetit të Vinicës dhe ishte testuar në repartin infektiv të Shtipit. Gruaja e cila dje ishte paraqitur me simptoma ishte në rajonin e Italisë së Veriut dhe kishte ardhur në vend në datën 26 të këtij muaji pa simptoma. Kishte ardhur me transport individual edhe me një anëtar të familjes. Dje në mëngjes me simptoma ishte paraqitur në Klinikën Infektive.

Në karantin janë katër persona dhe ata nëntë të cilët kishin udhëtuar me pacienten e cila është në Klinikën Infektive dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe tashmë dy ditë nuk ka temperaturë.

Sipas informacioneve të cilat i posedojnë në konsullatën tonë në Itali është se nuk ka shtetas nga RMV-ja të cilët jetojnë në rajonin verior të sëmurë me koronavirus dhe se dikush është në karantin, por nuk dihet edhe numri i saktë i atyre që vijnë nga ky rajon në vend.

Ministri Filipçe dërgoi apel deri te të gjithë që t’i respektojnë këshillat. Nëse nuk kanë pasur simptoma, ndërsa pastaj janë zhvilluar të lajmërohen në disa nga numrat në qendrat e shëndetit publik që të mos shëtiten në institucionet shëndetësore, ndërsa në repartet infektive kanë protokoll të caktuar se si priten.

Qeveria të premten dha rekomandim për anulimin e tubimeve të mëdha publike, ngjarjeve sportive dhe manifestimeve argëtuese dhe kulturore-artistike deri më 6 mars, duke theksuar se apeli vlen për të gjithë, veçanërisht për ato ku tubohen një numër i madh i qytetarëve dhe ku ka dhe priten mysafirë nga jashtë vendit. Me rekomandim të Qeverisë u anuluan edhe Karnavali “Proçka” në Prilep, ndërsa shumica e ngjarjeve sportive mbahen pa praninë e publikut.

Mbetet në fuqi edhe rekomandimi që kompanitë dhe institucionet të mos iu lejojnë atyre të punësuarve të cilët gjatë kësaj periudhe ishin në Itali, të vijnë në punë sepse ata së pari duhet të kalojnë 14 ditë në izolim shtëpiak – periudhë aq sa zgjat inkubacioni i virusit, si dhe rekomandimi që të mos udhëtohet ne vendet ku ka epidemi, pa pasur nevojë të madhe.

Virusi korona për herë të parë u paraqit në Vuhan, Kinë, më 12 dhjetor të vitit 2019. Pas përhapjes së shpejtë të sëmundjes, numrit të madh të viktimave dhe të të infektuarve, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 30 janar shpalli “situatë të jashtëzakonshme ndërkombëtare”.

Sëmundja transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes (teshtitje dhe kollë), por dhe nëpërmjet prekjes me duar të pista. Mjekimi është simptomatik, varësisht nga manifestimet e sëmundjes. Pasqyra klinike lëviz nga ftohje e lehtë deri te forma më e rëndë, varësisht se si kapen mushkëritë. Rrezik për rezultat më të keq ka te më të moshuarit, personat më të sëmurë kronikë ose persona me sëmundje paraprake të mushkërive. Rreth 80 për qind prej 80.000 të të sëmurëve në botë janë shëruar plotësisht, ndërsa te pesë për qind ka komplikime të reja, ndërsa te pesë për qind ka komplikime serioze. Vdekshmëria është afër dy për qind.

Marketing