Nuk ka rekomandim për ndryshim të modelit të mësimit

Numri i të sapo infektuarve me virusin korona në shkolla lëvizë prej 0,01 deri në 0,03 në ditë ndërsa raste aktive janë 0,26 për qind nga gjithsej 240 mijë nxënës në shkollë fillore dhe të mesme të cilët mësimin çdo ditë e ndjekin me prani fizike, tregoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Marketing

“Ministria e Shëndetësisë doli me qëndrimin se për momentin nuk rekomandojnë ndryshim të modelit të mësimit por se përgatisin skrining të nxënësve dhe për këtë jemi në koordinim dhe bashkëpunim dhe kur institucionet ta nisin këtë proces do të informoheni për përfundimet”, tha Carovska.