Nuk ka rritje të çmimit të ujit të pijshëm në Dibër

Në Komunën e Dibrës nuk ka rritje të tarifave për shërbime të ujit dhe rritje të çmimit të ujit të pijshëm, me ç’rast ato mbeten në të njëjtin nivel si në vitin 2010.

Marketing

Një vendim të tillë me propozim të Ndërmarrje Komunale Publike “Standard” miratoi Këshilli i komunës në seancën e sotme të rregullt të nëntë.

“Me kërkesë të Komisionit Rregullator për Energjetikë i cili tani e cakton çmimin e ujit për të gjithë komunat, Këshilli drejtues i ndërmarrjes tonë solli vendim për konfirmim të tarifave për shërbime të ujit dhe furnizim me ujë të pijshëm, për periudhën 2018/20202. Me këtë vendim mbeten tarifat e njëjta si edhe deri tani gjegjësisht në pajtueshmëri me vendimin nga viti 2010”, shpjegoi drejtori i NP “Standard”, Mazllum Leshi.

Ai e hodhi poshtë si të pasaktë sugjerimin e një pjese të këshilltarëve se përqindja e pagesës për ujin e harxhuar dhe heqje të mbeturinave dukshëm është zvogëluar dhe është rreth 15 për qind, duke shtuar se përqindja e pagesës për vitin e kaluar është 75 për qind. Megjithatë, pranoi se ndërmarrja kërkon 1,5 milionë euro në bazë të faturave të papaguara për ujin e harxhuar dhe mbeturinat.

Anëtarët e Këshillit sollën edhe dy vendime për përcaktim të projekteve prioritare për aplikim në thirrjen publike të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural.

Njëri projekt i dedikohet rikonstruksionit të tërësishëm të rrugës lokale për në fshatin Banjishtë, në gjatësi prej mbi 2.5 kilometra dhe investim prej mbi 11 milionë denarë, ndërsa i dyti për ndërtimin e “Kravarski pat” në gjatësi prej 750 metra dhe investim prej 6,7 milionë denarë. Në të dy projektet mjetet sigurohet në mënyrë partnere nga Agjencia, 82 për qind dhe 18 për qind nga buxheti i Komunës së Dibrës.

Marketing