Autoritetet shëndetësore kanë diskutuar në mbledhjen e sotme të Shtabit qendror të krizës për rreziqet eventuale nga varianti i virusit britanik, i cili ka arritur në Serbi. Por, përveç konsultimeve asnjë rekomandim shtesë nuk është propozuar as nga Komisioni për sëmundje infektive. Përveç protokolleve të zakonshme shëndetësore aktualisht, vendi ynë nuk ka asnjë masë të shtuar ndaj Britanisë së Madhe e as ndaj Serbisë.
Nuk ka ndonjë rekomandim të veçantë për masat apo rekomandimet të veçanta për rastin e ri të CoVid-19 me mutacion gjenetik. Një ndryshim është i vetëm në raport me virusin aktual është që përhapja është më e theksuar, përndryshe është e njëjta situatë vetëm se transmisioni më i shprehur – deklaroi Shaban Mehmeti, Drejtor i ISHP-së.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të dhëna për mutacione të virusit kanë para dy jave dhe se nuk ka variant të virusit britanik tek ne.
Me analizimin e 180 gjenomëve të Sars-Cov-2 te pacientët e vendin tonë deri më datën 11 janar nuk është detektuar varianti i virusit britanik. Por gjatë gjithë pandemisë ka pasur 20 lloje të ndryshme të mutacioneve të virusit korona, ku dy më të theksuarat kanë infektuar mbi 75% e pacientëve në vend -thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, pikërisht për këtë variant të virusit, pothuajse shtetet më të fuqishme janë në masa të rrepta restriktive. Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja janë ndër vendet që po zbatojnë kufizim të lëvizjes, mbyllje të shkollave, objekteve gastronomike dhe institucioneve publike.
Por, një ndalesë që sot vjen nga Gjermania. Nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup informojnë se të gjithë personat që kanë qëndruar në vendet me rrezik para se të hyjnë në Gjermani, duhet që parimisht të futen në karantinë, duke theksuar se kjo vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Pasi që vendi është regjistruar si “rajon me rrezik të lartë infeksioni me virusin korona”.
Të gjithë personat janë gjithashtu të detyruar që para hyrjes në vend të tregojnë test negativ për Covid-19, jo më të vjetër se 48 orë, rezultati i të cilit duhet të merret me vete në letër ose si një dokument elektronik në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht – njoftojnë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.
Sipas Institutit Robert Koch, në kategorinë e vendeve me rrezikshmëri të lartë që nga e diela janë vendet e mëposhtme evropiane: Maqedonia e Veriut, BiH, Serbia, Kosova, Sllovenia, Shqipëria, Spanja, Portugalia, Estonia , Letonia, Lituania, Andorra dhe Republika Çeke. Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Irlandën e Veriut, Afrika e Jugut dhe Brazili janë regjistruar si vende ku ka mutacione të virusit.