“Nuk kam qenë kurrë jobesnik,” Alvaro Morata zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me partneren

Të hënën e kaluar doli në dritë një lajm që befasoi shumë njerëz. Álvaro Morata dhe Alice Campello konfirmuan ndarjen e tyre përmes rrjeteve sociale, pas 8 vitesh bashkë dhe 4 fëmijëve të sjellë në jetë si çift.

Marketing

Rrjetet sociale janë mbushur me komente, dhe pretendohet se ka pasur një lloj tradhtie nga ana e lojtarit të Milanit, diçka që sulmuesi iberik e ka mohuar kategorikisht për gazetarin Javier de Hoyos: “Është diçka e rreme. Nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj. Ajo është gruaja më e rëndësishme e jetës sime”.

Futbollisti nga Madridi ka folur në programin e TVE, “De Corazón”, ku ka siguruar se vendimi është marrë: “Jam shumë i qartë, marrëdhënia jonë si çift ka mbaruar… Ruajmë një marrëdhënie të shkëlqyer për mirëqenien e 4 fëmijëve tanë, edhe pse nuk ka kthim prapa”.

Sulmuesi i Milanit ka siguruar se ai është “shkatërruar” dhe se vendimi për të prishur marrëdhënien ishte i përbashkët: “Të dy ishim të qartë se preferonim ta ndërprisnim marrëdhënien si çift”.

Pak ditë më parë u përfol se çifti ishte ndarë për shkak se kishin shumë debate, por tani Morata ka zbuluar një tjetër arsye të ndarjes: “Alice donte të qëndronte në Spanjë, nuk donte një zhvendosje tjetër. Unë, sikurse e dini, zgjodha Milanin për ta vazhduar karrierën”.

Marketing