Nuk kanë fund “dramat” për Wanda Narën dhe Mauro Icardin, ylli i futbollit përfundon në polici pas akuzave të rëndë prej saj

“Lufta” mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit është ndezur tashmë në të gjitha nivelet teka sa lëvizja e fundit të kujtojnë një film hollivudian.

Marketing

Që nga vera e kaluar çifti ka marrë rrugë të ndara dhe pavarësisht thashethemeve për një ribashkim, Wanda tani është në një lidhje me reperin argjentinas L-Gante dhe madje raportohet se ajo është shtatzënë!

Personazhi televiziv fundjavën e kaluar ishte në Rio de Zhaneiro me të dashurin e saj, por në të njëjtën kohë Mauro Icardi u rikthye në Buenos Aires nga City për të vazhduar rikuperimin pas dëmtimit të rëndë (në ndeshjen kundër Tottenhamit ku pësoi këputje të ligamenteve).

Icardi qëndroi në apartamentin që ai dhe Nara ndanin në Chateau Libertador, një rrokaqiell në kryeqytetin argjentinas.

Por kur ish-bashkëshortja e tij u kthye dhe tentoi të hynte në banesë, aty filluan problemet që dolën në sipërfaqe pas denoncimeve që ajo bëri në polici dhe masave mbrojtëse që gjykata ndërmori.
Sipas asaj që pretendon Nara, Icardi e ka penguar të hyjë në shtëpinë (të cilën e kanë bashkërisht) dhe pas një debati të ashpër është larguar.

Ky episod i parë i dy ish-partnerëve, u pasua nga një i dyti, i cili sipas pretendimeve të Narës ishte më intensiv me goditjen me grushte nga futbollisti!

Madje, mediat argjentinase zbulojnë se tashmë Policia ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë dhe e sigurt është se ka pasur shumë tension, ndërsa ka pasur edhe raportime që thuhet se lideri i Galatasaray ishte arrestuar, por kjo është mohuar nga klubi turk në një deklaratë zyrtare.

“Spekulimet për futbollistin tonë Mauro Icardi nuk përputhen me të vërtetën. Mauro po pushon në shtëpi në Argjentinë. Ju lutemi mos u mbështetni në këto lajme që synojnë të lodhin futbollistin tonë”, thuhej në deklaratën e klubit.

Kujdestaria e fëmijëve “gjembi” i madh

Sigurisht, siç theksojnë mediat, arsyeja kryesore e këtij episodi dhe tensionit të javëve të fundit ka të bëjë me çështjen e nxehtë të kujdestarisë së fëmijëve të çiftit.

Icardi ka shprehur dëshirën për t’i pasur me vete në Stamboll, Nara nuk e diskuton dhe dëshiron të jetë pranë vajzave me djemtë që ka nga martesa e parë (me futbollistin Maxi Lopez), ndërsa dy vajzat (Françeska dhe Isabella) thuhet se ishin të pranishme në debatin e ashpër të prindërve të tyre!

Meqenëse Nara mori një urdhër mbrojtjeje dhe një kërkesë për masë të përkohshme, ndërsa Icardi është thirrur nga drejtësia për të dhënë shpjegime, ndërsa në të njëjtin dokument (i cili është publikuar në disa faqe interneti) theksohet se ai duhet të përmbahet nga çdo veprim ndaj gruas së tij, por në të njëjtën kohë ai duhet ta lejojë atë të hyjë në shtëpinë e tyre!

Marketing