Nuk kishim ndërmend ta rrëzonim qeverinë në Rusi

Udhëheqësi mercenar rus, i cili udhëhoqi një rebelim që pothuajse arriti në Moskë, deklaroi se forcat e tij nuk kishin për qëllim të përmbysnin qeverinë ruse dhe kishin demonstruar dobësitë në sigurinë ruse.

Marketing

Prigozhin tha se luftëtarët e tij e kishin ndërprerë fushatën e tyre për të shmangur gjakderdhjen, shkruan Reuters.

“Ne shkuam në një formë demonstrate, proteste, jo për të rrëzuar qeverinë e vendit,” theksoi ai.

“Marshi ynë tregoi shumë gjëra që diskutuam më herët: problemet serioze me sigurinë në vend,” shtoi Prigozhin. /Abc news

Marketing