Nuk kanë fund pamjet dramatike nga situata e koronavirusit në Indi. Një vajzë e dëshpëruar i bëri frymëmarrje artificiale gojë më gojë nënës së saj të infektuar me Covid, në një përpjekje për të shpëtuar jetën e saj, në një spital të mbingarkuar në Indi.
Pa asnjë mjek pranë tyre, dy vajzat shihen duke u kujdesur për të ëmën, e cila nuk kishte aparaturë oksigjeni.
Në një shenjë të mundshme zemërimi ndaj trajtimit të krizës, partia e kryeministrit indian, Narendra Modi, humbi zgjedhjet në shtetin kyç të Bengalit perëndimor, ndërsa vendi po tenton të frenojë valën e paprecedentë të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Spitalet po luftojnë për të trajtuar pacientët mes një mungese kronike të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor.
Pamjet shqetësuese të familjeve që kërkojnë shtretër spitalorë dhe pajisje për të shpëtuar jetën kanë dalë prej më shumë se 14 ditësh, ndërsa morgu dhe krematoriumet mbeten të mbingarkuara.
Infektimet vijojnë të jenë në shifra rekord, me 392 mijë raste të shënuara të dielën.