Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, është kthyer në pikën e Kalimit Kufitar të Hani të Hotit, ndërsa udhëtonte drejt Tiranës, ku do të takohej me kancelaren Angela Merkel.
Mësohet se shkak për kthimin nga autoritetet shqiptare ishte fakti se kryeministri malazez nuk kishte test PCR të vlefshëm apo pasaportën e vaksinimit anti-Covid.
Gazetari malazes, Aleksandar Brezar, ka postuar në Twitter pamjet, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi
“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan gazetari.
Nërkohë kryeministri malazez është kthyer për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas iu bashkua takimit me kancelaren Merkel.
Montenegrin PM Zdravko Krivokapić was apparently turned back at the Albanian border for not having a valid PCR test or a vaccination passport, which might stop him from attending the Western Balkans lunch with German Chancellor Angela Merkel. Embarrassing. pic.twitter.com/L7qHkYeqNM
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) September 14, 2021