Marrëdhënia mes aktorit, Donald Veshaj dhe këngëtares, Beatrix Ramosaj nuk është më si në ditët e para, ku edhe pas presionit që kishin nga “bota e jashtme” prapë qëndruan pranë njëri-tjetrit.
Por, ka javë që lidhja e tyre nuk është më si më parë, debatet e shumta dhe hidhërimet mes njëri-tjetrit kanë çuar dyshen drejt ftohjes së raporteve.
Beatrix shprehu haptazi mërzinë ditët e fundit duke e akuzuar Donaldin se nuk i kushton më vëmendje dhe se është vetëm ajo që po jep më shumë dhe po e mban lidhjen e tyre.
Së fundmi, mbrëmë të shtrirë në oborr, këngëtarja i tha aktorit se e ka të vështirë t’i besojë.
Pjesë nga biseda e tyre:
Beatrix: Unë e kam shumë të vështirë të besoj
Donaldi: Po nëse çdo gjë është në rregull ti nuk beson?
Beatrix: Nuk e di
Donaldi: Unë nuk i kam qejf njerëzit që nuk besojnë kot
Beatrix: Thjesht dua të arrij në një pikë që jam 100 përqind e sigurt.