Nuk mjafton goli i Edon Zhegrovës, Lille mposhtet nga PSG-ja

Skuadra e PSG-së ka shënuar fitore ndaj Lille me rezultatin 3:1 në ndeshjen e javës së tretë në Ligue 1.

Marketing

Mysafirët në pjesën e parë shënuan dy gola me anë të Vitinha dhe Barcola, duke treguar se kanë udhëtuar për fitore, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë, Lille u kthye në lojë me një supergol të Edon Zhegrovës. Por, goli i futbollistit kosovar nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte një pikë në shtëpi.

Golin e fundit në këtë ndeshje për PSG-në e shënoi Kolo Muani.