10/09/2024
Ballina Lajme Botë Nuk ndalen tragjeditë ajrore, rrëzohet një tjetër avion, s’ka të mbijetuar

Nuk ndalen tragjeditë ajrore, rrëzohet një tjetër avion, s’ka të mbijetuar

Një avion i vogël u rrëzua në Kilin jugor mbrëmjen e së premtes, ku si pasojë mbetën të vdekur shtatë persona, bëjnë me dije autoritetet e aviacionit civil të vendit.

Marketing

“Piloti dhe gjashtë pasagjerët e tij vdiqën”, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme e Aeronautikës Civile (DGAC), pa specifikuar shkakun e rrëzimit, raporton Barron’s.

Autoritetet e vendit kanë nisur hetimet për incidentin.

Nuk dihet se kur do të nxirren trupat e viktimave, për shkak të kushteve të vështira atmosferike në zonën malore.

Përplasja ndodhi në të njëjtën ditë kur një aeroplan pasagjerësh në Brazil u rrëzua, duke vrarë të gjithë 62 personat në bord.

Marketing