Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka shkarkuar priftin 88-vjeçar Fernando Karadima i cili ishte në qendër të një skandali të madh të abuzimit seksual në Kili, raporton Anadolu Agency (AA).
Vatikani përmes një njoftimi në gjuhën spanjolle potencon se ky ishte “një vendim i jashtëzakonshëm për të cilën Papa e mori për të mirën e Kishës”
Karadima u shpall fajtor në hetimin e Vatikanit të viti 2011 për abuzimin e fëmijëve në një preiudhë të gjatë kohore.
Atëherë u urdhërua që të jetojë i tërhequr në lutje dhe pendim, por nuk u shkarkua nga detyra e priftit.
Shtatë peshkopë kilianë dhanë dorëheqje në qershor pas hetimit për mbulimin e krimeve të Karadimas.
Karadima besohet se tani jeton në një azil pleqsh në kryeqytetin e Kilit, Santiago.